Skip to content

Turneu Botëror 2019 i Dr. Hak Xha Han

PEACE INITIATIVES

Turneu Botëror 2019 i Dr. Hak Xha Han

Paqja dhe Zhvillimi në Evropën Juglindore

Tiranë, Shqipëri — Në Samitin e Paqes në Evropën Juglindore të organizuar nga FPU morën pjesë pjesëmarrës nga mbi 50 kombe. Samiti, i mbajtur nga 25 deri më 27 tetor 2019, realizoi një gamë të gjerë aktivitetesh.

Tre ngjarje kryesore u mbajtën në Sallën e madhe të Kongreseve, me 3.000 vende. Në mëngjesin e 26 tetorit, në Mbledhjen Hapëse e Samitit mori pjesë themeluesja e Federatës Universale të Paqes Dr. Hak Xha Han Mun; presidenti i Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Stevo Pendarovski; dhe presidenti i Kosovës, Sh.T. Hashim Thaçi; si dhe dhjetë ish-kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe figura të rëndësishme politike nga rajoni i Ballkanit.

Pasditen e 26 tetorit, një tubim i Rinisë dhe Studentëve për Paqen, një organizatë që është e lidhur me FPU, tërhoqi më shumë se 2,000 pjesëmarrës të rinj për të ndjekur disa performanca kulturore dhe për të diskutuar projekte të paqes. Pasditen e ditës tjetër, 27 tetor, samiti u mbyll me Bekimin e Familjes në Sallën e Kongreseve në Tiranë, një vend ku mund të qëndrohej vetëm në këmbë.

Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 70 parlamentarë aktualë dhe ish-parlamentarë dhe ministra qeverish, duke përfshirë Dr. Enver Hoxhaj, zv / kryeministrin e Kosovës; Sh.T. Skënder Reçica, Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës; dhe Sh.S. May Chidiac, Ministre e Shtetit për Zhvillimin Administrativ të Libanit.

Doktor Mun tha që ajo parashikonte një të ardhme të ndritshme për Shqipërinë dhe Ballkanin. Duke treguar rolin historik të gadishujve si djepe të civilizimit, ajo e krahasoi Gadishullin Ballkanik me Gadishullin Korean dhe shprehu bindjen se kombet e Ballkanit kishin mbërritur në një kohë të mundësive. “Në vend që të vajtojë refuzimin nga BE – tha ajo, “nëse Shqipëria dhe kombet e Ballkanit përqendrohen në forcimin e bazës së tyre me familje të forta dhe vlera shpirtërore, ato do të bëhen një fuqi transformuese për Evropën”. Duke cituar Biblën dhe duke ngjallur duartrokitje të mëdha nga audienca, ajo përfundoi duke thënë se, megjithëse Shqipëria konsiderohej e fundit në Evropë, pas një historie të gjatë vuajtjesh, tani kishte ardhur koha që e fundit të bëhej e para.

Share:

More Posts

Univerzální federace míru (UPF)

Založena v roce 2005 v New Yorku a v témže roce slavnostně inaugurována ve více než 120 zemích. UPF je globální sítí jedinců a organizací,

Universal Peace Federation

Founded in 2005 in New York and inaugurated in over 120 nations in the same year. The Universal Peace Federation (UPF) is a global network

Univerzálna mierová federácia

Bola založená v 2005 v New Yorku a v tom istom roku inaugurovaná vo vyše 120 krajinách. Univerzálna mierová federácia (UPF) je celosvetovou sieťou jednotlivcov

Send us a Message