Skip to content

Samiti Botëror 2020

PEACE INITIATIVES

Samiti Botëror 2020

Asambleja e Samitit Botëror 2020, që u sponsorizua nga FPU, u zhvillua nga 3 deri 8 shkurt, 2020, në Seul, Kore. Samiti synonte trajtimin e sfidave kritike me të cilat përballet njerëzimi; nga ndryshimi klimatik te varfëria dhe konflikti, duke bërë bashkë një spektër të gjerë ekspertësh dhe grupesh interesi për të rrahur mendime në mënyrë bashkëpunuese, duke ofruar ide dhe rekomandime që kontribuojnë në ndërtimin e një bote të paqes së qëndrueshme.

 

Tre vlerat themelore që udhëhoqën diskutimet ishin ndërvarësia, mirëqenia e përbashkët dhe vlerat universale. E gjitha bota përfiton kur ne përmirësojmë jetën e gjithkujt, duke ecur drejt mirëqenies së ndërsjellët dhe të njëjtë.

 

Më shumë se 6500 delegatë që përfaqësonin 170 vende ndoqën seancën e hapjes, përfshi krerë aktualë dhe të mëparshëm shtetesh e qeverish, ligjvënës të tanishëm dhe të mëparshëm, ministra, udhëheqës religjiozë, gazetarë, sipërmarrës, udhëheqëse të grave, udhëheqës të rinisë, laureatë të Nobelit dhe studiues.

 

Asambleja kulmoi me adoptimin e Rezolutës së Samitit Botëror 2020, që pohon, “një komunitet global të shtetasve paqedashës përpjekjet e palodhura të të cilëve në fushën e ndërvarësisë, mirëqenies së përbashkët, dhe vlerave universale ndihmojnë në zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të shkaktuara nga religjioni, etnia apo kombësia”.

 

Rezoluta konkludon me Thirrjen e mëposhtme për Veprim: “Për të mbështetur dhe forcuar gjashtë shoqatat kryesore të FPU-së që janë formuar si instrumente të paqes, dhe që punojnë si pjesë të një tërësie të bashkuar, të udhëhequr prej parimeve të ndërvarësisë reciproke dhe vlerave universale, secila me misione unike që kontribuojnë ndaj mirëqenies së njerëzimit”.

Share:

More Posts

Univerzální federace míru (UPF)

Založena v roce 2005 v New Yorku a v témže roce slavnostně inaugurována ve více než 120 zemích. UPF je globální sítí jedinců a organizací,

Universal Peace Federation

Founded in 2005 in New York and inaugurated in over 120 nations in the same year. The Universal Peace Federation (UPF) is a global network

Univerzálna mierová federácia

Bola založená v 2005 v New Yorku a v tom istom roku inaugurovaná vo vyše 120 krajinách. Univerzálna mierová federácia (UPF) je celosvetovou sieťou jednotlivcov

Send us a Message