Skip to content

Dashuria është më e çmuar se jeta,

sepse pa dashuri, nuk mund të ketë jetë.

Trashëgimia e Dashurisë

Uebsajti i “Trashëgimisë së Dashurisë” kujton arritjet e panumërta të Rev. Son Mjong Mun (1920 – 2012) dhe bashkëshortes së tij Dr. Hak Xha Han Mun. Pasi u martuan në vitin 1960 ata dedikuan të gjithë jetën e tyre për krijimin e një bote ku të gjithë njerëzit mund të jetojnë në paqe, harmoni dhe lumturi. 

Të njohur si Ati dhe Nëna Mun, ata kanë punuar pa u lodhur për të krijimin e martesave të dedikuara dhe të forta, familjeve të shëndetshme si gur themeli për shoqëri paqësore, si dhe për të mbështetur pajtime ndërkombëtare dhe ndërkulturore. 

Përtej besimit, kombësisë, racës dhe etnisë, ne jemi të gjithë pjesë e familjes njerëzore, komuniteti i shenjtë i Zotit, prindi ynë qiellor. 

Janë krijuar shumë organizata ndërkombëtare për të plotësuar këtë qëllim, duke përfshirë Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bshkim (FFPBB), Federatën e Paqes Universale (FPU), Federatën e Gruas për Paqe Botërore (FGPB), Shoqata Ndërkombëtare për Studentët dhe të Rinjtë per Paqen (ShNSRP), si edhe shumë të tjera rreth e qark botës.  

Nëpërmjet këtij uebsajti fesojmë 100 vjetorin e lindjes së Atit Mun dhe përvjetorin e 60-të të martesës së çifit. Ju ftojmë dhe ju inkurajojmë të mësoni më shumë rreth vizionit të tyre frymëzes për paqe. Bashkohuni dhe jepni kontributin tuaj! 

“Për të përjetuar paqen e vërtetë, duhet që së pari të praktikojmë dashurinë e vërtetë pa pritur ndonjë shpërblim”

Hak Xha Han Mun

BESIMI THEMELOR

BEKIMI I MARTESËS

Ati dhe Nëna Mun filluan traditën e tyre të Bekimit në Martesë në vitin 1960, me ceremoninë e tyre të martesës dhe që prej asaj kohe e kanë kaluar atë Bekim mijëra çifte në të gjithë botën, duke i inkurajuar ata të përfshijnë Zotin, prindin qiellor, në marrëdhëniet e tyre familjare dhe të përpiqen të jetojnë për të mirën më të madhe. 

Si përgjigje për prishjen e martesës tradicionale dhe familjes, sot, Bekimi në Martesë është një mundësi për çiftet që të fillojnë ose të përtërisin dhe t’i ridedikohen marrëdhënies së tyre martesore dhe të bëhen pjesë e një komuniteti Çiftesh të Bekuara që përpiqen të mishërojnë dashurinë e Zotit dhe të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme në familjet e tyre dhe përtej. 

Tre Mësimet Kryesore

Bëhu një person me integritet

Secili prej nesh supozohej të lindte në një familje të dashur, me mundësinë për të rritur turpin dhe shpirtin tonë deri në pjekuri. Duke përjetuar dashuri nga secili anëtar i famijes, kemi mundësinë për të kuptuar më shumë parimet dhe vlerat universale. Kur mendja jonë bashkohet me parimet e Zotit, ne marrim përgjegjësi dhe vendime të përgjegjshme në një menyrë të natyrshme.

Edhe pse individë dhe familje kanë qenë në konflikt përgjatë historisë, ne jemi në gjendje që ta shërojmë veten dhe të bëhemi njerëz me integritet të cilët mund të ndërtojnë marrëdhënie familjare të shëndetshme dhe të kënaqshme.

Dashuri e vërtetë që zgjat

Pasi zhvillojmë një zemër me dashuri jo egoiste, është shumë më e lehtë që ne të krijojmë dashuri të vërtetë që zgjat në marrëdhëniet tona. Krijomë familje ku dashuria e Zotit lulëzon dhe shumohet brez pas brezi, duke mundësuar një ambjent të përshtatshëm që secili anëtar i familjes të arrijë potencialin e vet unik. Familjet tona bëhen gurët e themelit për ndërtimin e një bote pa kufij.

Zhvillimi i mirësisë dhe mirëqenies

Duke përdorur kreativitetin tonë natyral që na e ka dhuruar Zoti, ne marrim përgjegjësi për tu kujdesur për planetin dhe për të zvhilluar kushtet e jetesës për të gjithë. Kur mendjen kreative punojnë së bashku të ndërvarura ndërkombëtarisht, ne mund të ndërtojmë botën e paqes dhe mirëqenies të cilën Zoti dhe njerëzimi ka kërkuar gjithmonë që të realizojë. Indiviti jeton për hir të familjes, familja për hir të kombit dhe kombi për hir të botës. Kjo mundëson siguri dhe mirëqenie për të gjithë.

“Është koha për t'i dhënë një tjetër drejtim jetës, për të kapërcyer kufijtë e kombit tonë, besimit tonë, racës dhe kulturës tonë dhe të bëjmë përpjekje vendim-marrëse për paqen. Zoti ka shumë dëshirë të shohë familjen njerëzore të ribashkuar”

Son Mjong Mun