Skip to content

Organizata të Rinisë

PEACE INITIATIVES

Organizata të Rinisë

Krijimi i një Bote Paqeje duke Jetuar për të Tjerët

Shoqata Universitare për Hulumtimin e Parimeve (CARP)

CARP u themelua prej të ndjerit Rev. Son Miong Mun dhe gruas së tij, Dr. Hak Xha Han Mun. Vizioni i tyre për të rinjtë ishte që ata do edukoheshin për t’i shërbyer botës përpara se t’i shërbejnë vetes, familjeve të tyre dhe kombeve të tyre. Sipas tyre, pasioni që kanë të rinjtë është i mjaftueshëm për të vënë në lëvizje kombe, dhe kur të rinjtë angazhohen në diçka, ata janë të patundur. Rev. dhe Dr. Mun shpresonin që CARP do ofronte stimulin dhe mjedisin që këta të rinj kanë nevojë që të lulëzojnë jo vetëm intelektualisht dhe financiarisht por, mbi të gjitha, në zemër.

Ne jemi një organizim i degëve në komplekse universitare të krijuar nga studentët për studentët. Në krijojmë programe, ngjarje dhe aktivitete që mbështesin parime dhe rrisin udhëheqës. Udhëheqës të studentëve përfshijnë të tjerë në diskutime të menduara dhe kuptimplote si edhe në marrëdhënie të thella dhe të qëndrueshme për paqe dhe zhvillim.

CARP dhe Muri i Berlinit

Të Rinjtë dhe Studentët për Paqe (IAYSP)

Misioni ynë

Avancimi i paqes botërore duke fuqizuar të rinjtë dhe studentët që të bëhen shtetas globalë përmes edukimit të karakterit dhe projekteve të paqes që mbështetin Qëllimet Zhvillimore të OKB-së për Mijëvjeçarin. 

 

“Po sikur brezi i ardhshëm i të rinjve, udhëheqësit tanë të ardhshëm, të rriteshin me një mendësi globale ku ata mendojnë për të tjerët më shumë sesa për veten? Në thelb, a nuk është kjo zemra që e bën dikë një hero? Po sikur “heronj” të tillë të bëheshin pronarë biznesesh, arsimtarë, mjekë, politikanë, ekologjistë dhe punonjës të shërbimit publik? A nuk do sillte kjo kulturë heronjsh paqe të qëndrueshme në familje, në shoqëri, në kombe, dhe në botë? Vizioni i të Rinjve dhe Studentëve për Paqe është krijimi i një kulture paqeje në çdo pjesë të botës ku kërkimi i dobisë së të tjerëve përpara vetes bëhet normë”.

Vlerat Tona

Përgjegjësia

Integriteti

Shërbimi

Empatia

Na vizitoni në: https://yspeurope.org/

Share:

More Posts

Univerzální federace míru (UPF)

Založena v roce 2005 v New Yorku a v témže roce slavnostně inaugurována ve více než 120 zemích. UPF je globální sítí jedinců a organizací,

Universal Peace Federation

Founded in 2005 in New York and inaugurated in over 120 nations in the same year. The Universal Peace Federation (UPF) is a global network

Univerzálna mierová federácia

Bola založená v 2005 v New Yorku a v tom istom roku inaugurovaná vo vyše 120 krajinách. Univerzálna mierová federácia (UPF) je celosvetovou sieťou jednotlivcov

Send us a Message