Skip to content

Federata e Paqes Universale

PEACE INITIATIVES

Federata e Paqes Universale

U themelua në vitin 2005 në Nju Jork dhe u inaugurua në mbi 120 kombe të njëjtin vit.

Federata e Paqes Universale (FPU) është një rrjet global individësh dhe organizatash të përkushtuar ndaj ndërtimit të një bote të paqes në të cilën gjithkush mund të jetojë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe begati. Paqja nuk është thjesht mungesa e luftës apo një term që aplikohet vetëm për marrëdhëniet mes kombeve. Paqja është një cilësi thelbësore që duhet të karakterizojë të gjitha marrëdhëniet.

 

FPU inkurajon të gjitha religjionet të dialogojnë dhe të bashkëpunojnë për paqe bazuar mbi pohimin se dinjiteti njerëzor rrjedh nga një burim hyjnor universal, që është baza e harmonisë dhe bashkimit dhe se të gjithë njerëzit janë “Një Familje Nën Zot”.

 

FPU mbështet rinovimin e Kombeve të Bashkuara, përfshi një propozim që OKB të krijojë një këshill ndërfetar brenda strukturave të saj.

 

FPU i zbaton programet e saj përmes një rrjeti global Ambasadorësh për Paqe. Lançuar në vitin 2001, Ambasadorët për Paqe është bërë rrjeti më i madh dhe më i shumëllojshëm i udhëheqësve të paqes në botë. Ata vijnë nga çdo fushë e jetës duke përfaqësuar të gjitha racat, religjionet, kombësitë, dhe kulturat, dhe e përkushtojnë veten:

• Për të qëndruar në bazën e përbashkët të parimeve morale universale, të angazhuar për të nxitur pajtimin, për të kapërcyer ndasi, dhe për të ndërtuar paqe.

• Për të formuar një rrjet global udhëheqësish që përfaqësojnë diversitetin fetar, racor, dhe etnik të familjes njerëzore si edhe të gjitha disiplinat e përpjekjeve njerëzore.

• Për të marrë pjesë në iniciativa dhe programe për paqen që mbështetin pajtimin dhe bashkëpunimin përtej kufijve tradicionalë të fesë, racës, etnisë dhe kombësisë.

• Për të nxitur dhe praktikuar etikën e “të jetuarit për hir të të tjerëve” si parimi bazë për ndërtimin e paqes botërore dhe një komuniteti global.

Share:

More Posts

Univerzální federace míru (UPF)

Založena v roce 2005 v New Yorku a v témže roce slavnostně inaugurována ve více než 120 zemích. UPF je globální sítí jedinců a organizací,

Universal Peace Federation

Founded in 2005 in New York and inaugurated in over 120 nations in the same year. The Universal Peace Federation (UPF) is a global network

Univerzálna mierová federácia

Bola založená v 2005 v New Yorku a v tom istom roku inaugurovaná vo vyše 120 krajinách. Univerzálna mierová federácia (UPF) je celosvetovou sieťou jednotlivcov

Send us a Message