Skip to content

Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim

PEACE INITIATIVES

Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim

Themeluar në vitin 1994 nga Reverendi Son Miong Mun dhe Dr. Hak Xha Han Mun

Federata e Familjes për Paqe dhe Bashkim Botëror (FFPBB) përbëhet nga familje përreth botës që përpiqen të ndërtojnë një botë të paqes dhe bashkimit mes të gjithë popujve, racave, dhe feve, për të mishëruar idealin e dashurisë së vërtetë siç e mëson Parimi Hyjnor.

 

FFPBB mbron tre ideale:

Familjen

Paqen

Bashkimin

Me Zotin si Prindin tonë Qiellor, të gjithë bashkëndajmë të njëjtën vlerë hyjnore dhe të barabartë. Ne kërkojmë të pajisim individë me njohuritë e nevojshme për të zhvilluar një marrëdhënie personale me Zotin dhe me njëri-tjetrin bazuar mbi atë premisë.

 

Si prindi ynë, Zoti ëndërron që ne të përjetojmë diapazonin e plotë të marrëdhënieve gjatë jetës sonë. Pikërisht përmes përjetimit të dashurisë si fëmijë ndaj prindërve tanë, si vëllezër e motra, si bashkëshortë e bashkëshorte, dhe si prindër ndaj fëmijëve tanë ne trashëgojmë zemrën e Zotit si tonën dhe më pas jemi në gjendje të përqafojmë botën me dashurinë e Zotit e të krijojmë një familje nën Zotin.

 

Duke punuar bashkë me organizata degë, partnerë në botën profesionale, dhe organizata ndërfetare, ne kërkojmë të bashkëpunojmë dhe të gjejmë mënyra praktike për të përmirësuar marrëdhënien e njerëzimit me mjedisin, me njëri-tjetrin dhe të përmirësojmë kuptueshmërinë tonë mbi kozmosin, duke sjellë në fund një botë paqeje dhe begatie. Duke vepruar në vend të Zotit me akte të qëllimshme dashurie, ne mund të zgjerojmë kulturën e zemrës nëpër botë.

Share:

More Posts

Univerzální federace míru (UPF)

Založena v roce 2005 v New Yorku a v témže roce slavnostně inaugurována ve více než 120 zemích. UPF je globální sítí jedinců a organizací,

Universal Peace Federation

Founded in 2005 in New York and inaugurated in over 120 nations in the same year. The Universal Peace Federation (UPF) is a global network

Univerzálna mierová federácia

Bola založená v 2005 v New Yorku a v tom istom roku inaugurovaná vo vyše 120 krajinách. Univerzálna mierová federácia (UPF) je celosvetovou sieťou jednotlivcov

Send us a Message