Skip to content

Çmimi i Paqes Sun Hak

PEACE INITIATIVES

Çmimi i Paqes Sun Hak

Çmimi i Paqes Sun Hak u themelua në mënyrë që të ndihmojë në zgjidhjen e vuajtjes, konfliktit, varfërisë dhe kërcënimit ndaj mjedisit në mbarë botën, duke mbështetur një vizion për paqe gjithëpërfshirës, të orientuar nga e ardhmja.

Paqja e qëndrueshme në shekullin 21 mund të përmbushet vetëm duke zgjidhur tensionet dhe konfliktet që gjejmë anembanë botës, duke zhvilluar një kulturë globale të respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.  Bazuar në vizionin e Themeluesit të “Një Familjeje Nën Zot” Çmimi i Paqes Sun Hak inkurajon të gjithë njerëzit të përkushtohen në arritjen e një bote paqësore duke u zotuar të ushtrojnë dialogun dhe bashkëpunimin, përkundër konfliktit dhe konkurrencës.

Përgjegjësia e brezit aktual ndaj brezave të ardhshëm

“Brezat e ardhshëm” i referohet jo vetëm pasardhësve tanë fizikë, por edhe të gjithë brezave që do vijnë. Meqenëse të gjitha vendimet e marra prej brezit aktual do të ndikojnë mbi ta pozitivisht apo negativisht, ne duhet të marrim përgjegjësi për veprimet tona.

Njerëzimi është një familje universale që përbëhet nga breza të njëpasnjëshëm

Çmimi i Paqes Sun Hak e sheh njerëzimin si një komunitet dashurie të lidhur prej brezave të njëpasnjëshëm. Prandaj, ashtu si prindërit kujdesen për fëmijët e tyre me dashuri të pakushtëzuar, ata që jetojnë sot duhet të krijojnë një mjedis paqeje për brezat e ardhshëm. Deri tani, diskutime lidhur me etikën e paqes janë kufizuar te problemet aktuale. Mirëpo, koncepti i paqes që gjendet pas Çmimi i Paqes Sun Hak bazohet mbi reciprocitetin mes brezave të tanishëm dhe atyre të ardhshëm.

Share:

More Posts

Univerzální federace míru (UPF)

Založena v roce 2005 v New Yorku a v témže roce slavnostně inaugurována ve více než 120 zemích. UPF je globální sítí jedinců a organizací,

Universal Peace Federation

Founded in 2005 in New York and inaugurated in over 120 nations in the same year. The Universal Peace Federation (UPF) is a global network

Univerzálna mierová federácia

Bola založená v 2005 v New Yorku a v tom istom roku inaugurovaná vo vyše 120 krajinách. Univerzálna mierová federácia (UPF) je celosvetovou sieťou jednotlivcov

Send us a Message